Rekord të infektuarish ditorë në Poloni, shifra shumë herë më e lartë se në pranverë

schedule16:21 - 20 Tetor, 2020

schedule 16:21 - 20 Tetor, 2020

Këtë të martë Polonia ka shënuar rekord në numrin e rasteve ditore me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Poloni është shënuar shifra më e lartë me numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Në orët e fundit janë konfirmuar 9 291 raste të reja, një shifër 16 herë më e lartë se numri rekord i raportuar në valën e parë të pandemisë, në pranverë.

Afro 9,000 shtretër spitalorë në Poloni janë tani në përdorim nga pacientët me koronavirus dhe Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e shtretërve në dispozicion në rreth 15,000.

Ndërkohë të shtunën, kanë nisur punimet për spitalin e parë të përkohshëm në këtë vend.

Pesëqind shtretër do të vendosen në sallat e konferencave në Stadiumin Kombëtar të Varshavës.

Kryeministri Mateusz Morawiecki urdhëroi që të bëhen përgatitje për ngritjen e spitaleve të përkohshme në të 16 rajonet e Polonisë. Klinikat private po ashtu duhet të vënë në dispozicion shtretër për pacientët me koronavirus.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Poloni janë konfirmuar pozitive me Covid 192 000 persona mes të cilëve 3 721 kanë humbur jetën.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!