Rekord të infektuarish ditorë me Covid në Maqedoni, humbin jetën 17 persona

schedule16:51 - 24 Mars, 2021

schedule 16:51 - 24 Mars, 2021

Shifra të larta të infektuarish me Covid janë konfirmuar sërish gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas statistikave të fundit nga 4 096 teste të kryera janë regjistruar 1.347 raste të reja me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 17 persona.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 122.227 raste, prej të cilëve 102.652 janë shëruar, ndërsa 3.545 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë aktivë me Covid 16.030 raste/abcnews.al