Pas pezullimit të vaksinës, shumë vende kanë hasur probleme në fushatën e vaksinimit. Gjatë 4 ditëve do të ishin injektuar rreth 200,000 mijë doza të vaksinës të AstraZeneca në Itali nëse nuk do të ishte pezulluar fushata.
Por nëse sot EMA konfirmon edhe njëherë se mpiksja e gjakut nuk lidhet me vaksinën, problemi kryesor do të jetë radha për tu vaksinuar.
Për këtë arsye, zgjidhja që po shqyrtohet për të mos ngadalësuar fushatën e vaksinimit është shumë pragmatike. Por ekziston një mekanizëm tjetër që mund të luajë një rol të rëndësishëm në lojën e AstraZeneca dhe që tani mund të ketë një peshë tjetër.
Ata që heqin dorë nga vaksina do të jenë në fund të listës. Në terma konkretë, kjo do të thotë që ata që nuk paraqiten ose nuk aplikojnë mund të vaksinohen të paktën pas 3 muajsh.
Por kjo paraqet një problem të madh dhe rrezikshmëri për personat e moshuar edhe ata që janë më të prekur nga Covid-19 dhe sigurisht në raste të tilla duhet një skemë më fleksibël.
E gjitha varet nga ajo që do të ndodhë në javët në vijim dhe deri tani kemi kuptuar se kur bëhet fjalë për vaksinat surprizat janë pjesë e rendit të ditës. Pikërisht për të forcuar këtë pjesë të fushatës, qeveria dhe komisioneri i emergjencave, Paolo Francesco Figliuolo, po punojnë për të rritur numrin e vaksinuesve.
Në farmaci, dozat mund të administrohen nga farmacistët, edhe injeksionet do të bëhen nga mjekët, të mbështetur nga ekipe të veçanta. Infermierët që punojnë në spitale do të jenë në gjendje të vaksinojnë qytetarët jashtë orarit të punës, në këmbim të një kontributi financiar.
Edhe dentistët janë të regjistruar, ata do të jenë në gjendje të vaksinojnë qytetarët në klinikat e tyre ose në qendra të dedikuara, vendimi varet nga rajonet individuale./abcnews.al