Peshëngritësi i njohur, Erkand Qerimaj, është një ndër sportistët më të sukseshëm në historinë e sportit shqiptar. Shkodrani ka fituar medalje të shumta, ndërsa sot, i ka shtuar dhe tre të tjera kabinetit personal.
Qerimaj fitoi tre medalje të argjendit në “International Naim soleymanoglu”, evenimenti kualifikues për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Tokyo, 2020.
31-vjeçari vendosi dhe rekord personal në dygarësh, duke ngritur në total 351 kg, 158 kg në shkëputje dhe 193 në shtytje. Një kampion i vërtetë!/abcnews.al


