Sulmuesi 21-vjeçar me këmbë “rrufe”, i cili u transferua te Dortmund nga Salzburg në verën e vitit 2022, ka arritur në 3.6 sekonda mbi 30 metra. Në krahasim, mbreti xhamjkan i sprintit, Usain Bolt, përshkroi të njëjtën distancë për 3.78 sekonda kur theu rekordin botëror në 100 metra në vitin 2009.
Adeyemi beson se askush deri më tani nuk është më i shpejtë se ai në fushë dhe gjithashtu ka përjashtuar mundësinë kur është pyetur për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris.
“Po, mendoj se jam më i shpejti në futboll, për këtë gjë jam i sigurt. A më afrohet dikush? Ndoshta, por jo më i shpejtë se unë. A do të përfaqësoj vendin tim në Lojërat Olimpike? Jo, nuk mendoj kështu, nuk mundem. Jam i fokusuar te futbolli”, është shprehur gjermani./ h.ll/abcnews.al