Cristiano Ronaldo e ka golin në gjak dhe vazhdon të vendosë e barazojë rekorde të ndryshme. Ylli portugez shënoi në shtesa golin e tretë të Juventusit në fitoren 3-1 të mbrëmjes së kaluar ndaj Sassuolos.
35-vjeçari finalizoi një kundërsulm të bardhezinjve, duke kryesuar renditjen e golashënuesve më të mirë të Serie A me 15 gola. Ky ishte goli i 759 zyrtar në karrierë për 35-vjeçarin luzitan, i cili barazon rekordin e Josep Bican, legjendës së futbollit çek, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë në histori.
LO LOGRÓ: Cristiano Ronaldo igualó a Josef Bican como máximo goleador de la historia del fútbol. Impresionantes cifras para el portugués. pic.twitter.com/z6rfh1pZxl
— ESPN Uruguay (@ESPNUruguay) January 10, 2021
Jo vetëm kaq, pasi sulmuesi i Juventusit ka vendosur një tjetër rekord. Ai është i vetmi futbollist që ka realizuar të paktën 15 gola në 15 sezonet e fundit në pesë kampionatet më të forta të Evropës.
15 – Cristiano Ronaldo is the only player able to score at least 15 goals in each of the last 15 seasons in the top-5 European leagues (since 2006/07). Giant.#JuveSassuolo pic.twitter.com/rS4vlrJkEh
— OptaPaolo (@OptaPaolo) January 10, 2021
Shifra fantastike, teksa CR7 ka reaguar pas ndeshjes me një postim në “Instagram”, aty ku shkruan: “Tre pikë të tjera të rëndësishme. Jam i lumtur që dhashë kontributin tim, ecim përpara“. /abcnews.al
https://streamable.com/wqf3o4