Netflix ka shënuar një rekord si kurrë më parë. Kjo platformë ka arritur më shumë se 200 milionë abonentë pasi konsumatorët që qëndruan në shtëpi gjatë pandemisë e ndihmuan atë të arrinte një vit rekord të rritjes në 2020.
Për vitin në tërësi, Netflix tha se 37 milionë abonentë, përfshirë 15,8 milionë vetëm në tremujorin e parë, ndërsa të ardhurat u rritën 24% në 25 miliardë dollarë dhe fitimet u rritën me 48% në 2,76 miliardë dollarë.
Kjo u ndihmua nga suksesi i dramave të reja të tilla si The Queen’s Gambit dhe Bridgerton, si dhe seria e fundit e The Croën.
Pjesa më e madhe e rritjes, pra 83% e klientëve të rinj erdhi nga jashtë tregut më të madh të saj në SHBA dhe Kanada. Ndërsa gjashtë milion të tjerë parashikohet të regjistrohen në tremujorin e parë aktual. l.k/abcnews.al