Rekord mes “krizës”, Erik ten Hag shkruan “historinë” me “Djajtë e Kuq”

schedule09:36 - 7 Nëntor, 2023

schedule 09:36 - 7 Nëntor, 2023

Erik ten Hag arriti 50 fitore si trajner i Manchester United me triumfin ndaj Fulham të shtunën, me “fantazistin” portugez,  Bruno Fernandes që realizoi në minutat e fundit të lojës për të zgjidhur një ndeshje të vështirë në “Craven Cottage”, një gol që u dhuroi tri pikë mjaft të rëndësishme “Djajve të Kuq”.

Dueli në “Craven Cottage” ndaj kundërshtarëve të Fulham ishte ndeshja e 79-të për Ten Hag në krye të Manchester United, në këtë mënyrë, “strategu” holandez u bë trajneri më i shpejtë i në historinë e “të kuqve” të Manchester që arrin 50 fitore në shekullin e ri, pasi më herët ka qenë Ernest Mangall që ka vendosur këtë rekord për “Djajtë e Kuq” në vitin e largët 1905.

Përsa i përket “llogarive”, 30 fitore të Erik ten Hag kanë ardhur në Premier League, me United që u rendit në vendin e tretë në sezonin e kaluar, ndërkohë që ish-trajneri i Ajaxit numëron dhe 4 fitore në FA Cup dhe 7 të tjera në Carabao Cup, e sa i takon triumfeve në kompeticionet europiane, “Djajtë” me holandezin në krye kanë fituar 9 nga 15 ndeshjet e luajtura, 8 të cilat erdhën vjet në Europa League dhe një përballë Copenhagen këtë sezon. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!