Rekord kombëtar në 50 metra stil i lirë, Nikol Merizaj e 42-ta në botë

schedule12:37 - 30 Korrik, 2021

schedule 12:37 - 30 Korrik, 2021

Nikol Merizaj ka përfunduar garimin e saj në garën e 50 metrave, stili i lirë. Notarja shqiptare ishte pjesë e baterisë së gjashtë.

22-vjeçarja kreu një garë pozitive, të cilën e mbylli në vend të tretë, por nuk ia doli të kualifikohej në raundin final.

Merizaj regjistroi kohën 26 sekonda e 21 të qindat në 50 metra stil i lirë, rekord kombëtar për të.

Ajo u rendit në vend të 42-të në renditjen e përgjithshme nga 80 notarë që morën pjesë. /abcnews.al