Nikol Merizaj ka përfunduar garimin e saj në garën e 50 metrave, stili i lirë. Notarja shqiptare ishte pjesë e baterisë së gjashtë.
22-vjeçarja kreu një garë pozitive, të cilën e mbylli në vend të tretë, por nuk ia doli të kualifikohej në raundin final.
Merizaj regjistroi kohën 26 sekonda e 21 të qindat në 50 metra stil i lirë, rekord kombëtar për të.
Ajo u rendit në vend të 42-të në renditjen e përgjithshme nga 80 notarë që morën pjesë. /abcnews.al