Rekord, kapet 2.3 ton kokainë në Britani, u trafikua mes bananeve nga Kolumbia

schedule19:59 - 19 Shkurt, 2021

schedule 19:59 - 19 Shkurt, 2021

Në Britaninë e Madhe është sekuestruar sasi rekord kokaine, 2.3 ton me vlerë 184 milionë paund të nisur nga Kolumbia, fshehur në një ngarkesë me banane.

Pasi u shkarkua në Portsmouth, agjentët ndoqën itinerarin e kokainës duke ndërhyrë në momentin që u shkarkua në Londrën Veriore në një magazinë.

Deri tani janë 10 të arrestuar nga operacioni që ende vijon për të prangosur persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut nga Amerika Latine në Britani./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!