Rekord infektimesh me Covid në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 10 persona

schedule15:13 - 1 Nëntor, 2020

schedule 15:13 - 1 Nëntor, 2020

Vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit ministria e shëndetësisë bën me dije se nga 2.449 testime janë regjistruar 865 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 10 pacientë.

Ndër të tjera bëhet me dije se rastet e reja janë konfirmuar 359 janë në Shkup, Kumanovë 24, Dibër 14, Shtip 12, Prilep 9, Tetovë 34, Strugë 1, Veles 4, Manastir 9, Kavadar 2, Gostivar 4, Gjevgjeli 7, Strumicë 30, Kriva Pallankë 2, Radovish 4, Koçani 32, Probishtip 1, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë 5, Dellçevë 24,, Sveti Nikole 5, Kërçovë 5 dhe Resnjë 1.

Gjatë orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 359 pacientë, duke e çuar në 21090 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar me Covid 32436 pacientë, mes të cilëve 1004 persona kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!