Nga zgjedhjet e fundit presidenciale në ShBA duket se një numër rekord grash do të shërbejnë në Kongresin amerikan dhe po ashtu një numër rekord grash Republikane do të shërbejnë në Dhomën e Përfaqësuesëve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se me garën zgjedhore ende të papërfunduar, të paktën 141 gra do të shërbejnë në Kongres vitin e ardhshëm, duke thyer rekordin prej 127 grash të vendosur në 2019, sipas të dhënave nga Qendra për Gratë Amerikane dhe Politikën në Universitetin Rutgers.
Këto shifra përfshijnë të paktën 116 gra në Dhomën e Përfaqësuesëve, duke thyer rekordin 102 të vendosur gjithashtu në vitin 2019, dhe 25 në Senat, megjithëse ky numër mund të tkurret me ngjitjen e Senatores së Kalifornisë, Kamala Harris në postin e zv.presidentes.
Do të ketë të paktën gjashtë gra me ngjyrë në Kongres, katër demokrate dhe dy republikane, përfshirë Cori Bush, e cila do të jetë kongresmenja e parë me ngjyrë e Misurit./abcnews.al