Në botë u shënua një rritje rekord në numrin e rasteve me koronavirus, 212.300 brenda 24 orëve, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku SHBA, Brazili dhe India ishin vendet me rritjen më të madhe, thuhet në raportin e përditshëm të organizatës.
Ndërkohë deri më tani në botë kanë humbur jetën 536 843 persona dhe 11 563 004 persona janë të infektuar.
SHBA është vendi me numrin më të lartë të humbjeve të jetëve nga koronavirusi, deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 132 569, dhe 2 982 928 persona të infektuar.
Këto shifra e bëjnë ShBA-në vendin dukshëm më të prekur në botë. Pas saj vijnë Brazili, Rusia dhe India. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Brazil ka arritur shifrën mbi 64 mijë. Ka shkuar në 30,366 numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Meksikë.
Ndërkohë në vendin tonë deri më tani kanë humbur jetën nga koronavirusi 76 qytetarë dhe 2 893 të infektuar./abcnews.al