Rekord historik i temperaturave në Milano, shënohet dita më e nxehtë e muajit në 260 vitet e fundit

schedule19:05 - 25 Gusht, 2023

schedule 19:05 - 25 Gusht, 2023

E mërkura ishte dita më e nxehtë në Milano në 260 vite, njoftoi sot Agjencia Rajonale e Lombardisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA).

Agjencia (ARPA) njoftoi se temperatura mesatare gjatë ditës ishte 33 gradë Celsius, 0,2 gradë mbi rekordin e mëparshëm prej 32,8 gradë Celsius të vendosur më 11 gusht 2003.

Të dhënat e temperaturës filluan të regjistroheshin nga stacioni Brera i Milanos në 1763. Kryeqyteti i Lombardisë ishte një nga qytetet kryesore italiane në alarm të kuq të mërkurën e kaluar pasi vendi vazhdoi të goditet nga cikloni Nero.

Temperaturat do të qëndrojnë të larta deri në fund të javës, kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit dhe temperaturat do të zbresin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në disa vende priten reshje të dendura shiu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!