Rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Çfarë duhet të bëni për festa të sigurta

schedule09:05 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 09:05 - 22 Dhjetor, 2021

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzim për qytetarët për festa sa më të sigurta përballët kërcënimit nga variantet e reja të COVID.

Në një postim në rrjetet sociale, MSH udhëzon qytetarët të vaksinohen, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancën, kujdesi për higjienën dhe ambientin dhe të shmangin grumbullimet.

Rekomandimet e MSH

  1. Vaksinohu
  2. Vendos maskën
  3. Ruaj distancën
  4. Kujdesu për higjienën
  5. Ajros ambientin
  6. Shmang grumbullimet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!