Rey Manaj duket se do të grumbullohet për ndeshjen e radhës me Lugo. Pas tre takimeve jashtë, sulmuesi lushnjar po stërvitet me grupin dhe mbetet të zyrtarizohet prania e tij në sfidën e së shtunës kundër Lugo. Javier Acuna, shoku i tij i skuadrës, në konferencë për shtyp është pyetur edhe për Manajn dhe ai ka thënë fjalë të mira për sulmuesin e kombëtares.
“Ishte një keqkuptim që duhet të mbetet pas. Pas asaj që ka ndodhur ai ka qenë super dhe grupi është akoma më i fortë. Rey është po aq spektakolar, ndaj nuk duhet t’i kushtoni rëndësi asaj që ka ndodhur. E vërteta është se diçka e tillë mund t’i ndodhë kujtdo. Kjo është e gjitha. Nuk kemi pse kthehemi prapa, ai është shumë i fortë dhe i etur për të na ndihmuar në çdo moment.
KAMBERI – Shqipëria do të ketë një prurje të re për ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Sikurse bëhet me dije nga RTV Dukagjini, sulmuesi Florian Kamberi ka vendosur t’i thotë “po” kuqezinjve dhe për të është dërguar edhe ftesa.
Shtatlarti prej dy vitesh e gjysmë është pjesë e Hibernian në Skoci. Këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 10 ndeshje (6 titullar). Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Zvicrës U21 dhe ka pasur kontakte edhe nga Kosova. Sa i takon karrierës në klube, 24-vjeçari ka luajtur në elitën e futbollit zviceran me Grasshopper dhe në Bundesliga 2 me Karlsruher.
https://www.facebook.com/sportirtvd/videos/2466798936866836/