Edy Reja ka dhënë një intervistë në mediat italiane dhe flet për finalen e Kupës së Italisë dhe për Atalantën, skuadër që në të shkuarën ai e ka drejtuar.
Sigurisht nuk mungojnë pyetjet edhe për Berat Gjimshitin, qendërmbrojtësin e kombëtares që luan rregullisht si titullar në skuadrën nga Bergamo.
Vlerësim maksimal nga Reja për të, teksa shprehet: “Gjimshiti është një nga 5-6 mbrojtësit më të mirë në Europë. Është rritur shumë që nga koha kur e aktivizova në një fitore kundër Genoas së Gasperinit në maja të vitit 2016”. /abcnews.al