Reja: Napoli pika ime e dobët, Hysaj fantastik me Anglinë! Vaksina? E bëj për 2 ditë

schedule19:13 - 2 Prill, 2021

schedule 19:13 - 2 Prill, 2021

Edoardo Reja ka mbetur shumë i lidhur me Napolin. Trajneri i kombëtares shqiptare drejtoi ekipin italian gjatë viteve 2005-2009. 75-vjeçari ka folur për Radio Kiss Kiss rreth Napolit dhe Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i skuadrës së Gennaro Gattusos po rikthehet gradualisht në formën e ditëve më të mira dhe në takimet e fundit të Shqipërisë ishte ndër më të mirët.

Napoli mbetet emocioni më i fortë që kam përjetuar. Nuk e harroj kur u ngjitëm nga Serie C në Serie A, kanë qenë emocione të fenomenale. E di që ekipi është i karikuar për takimin kundër Juves.

Hysaj? Ai luajti shumë mirë në ndeshjen e kombëtares kundër Anglisë. Është stërvitur mirë. Vaksina? Radha ime vjen pas dy ditësh, është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo pandemi“, deklaroi Reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!