“Reja më i vjetri, por më i përparuar se Nagelsmann! Ja plani me Shqipërinë”

schedule11:40 - 1 Maj, 2020

schedule 11:40 - 1 Maj, 2020

Alarico Rossi është personi të cilit Armand Duka i ka besuar një projekt të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Italiani, tregon në një intervistë për Tuttomercatoweb se çfarë po bën saktësisht në vendin tonë. “Jam pjesë e kombëtares shqiptare prej vitit 2017, si shef i Departamentit të Analizës, Skautimit dhe i Inovacionit.

Së fundmi kemi vendosur, së bashku me presidentin Duka, të mos bëjmë vetëm analiza për ekipin kombëtar, por të krijojmë një program më të thelluar për të gjithë futbollin shqiptar. Plani është që të aftësohen analistët shqiptarë, që të bëhen 100% pjesë të stafeve të klubeve apo të kombëtares”.

Në intervistën e dhënë, Rossi flet për risitë teknologjike në futbollin shqiptar dhe marrëveshjen e FSHF-së me klubet në këtë aspekt. Futbollistet shqiptarë gjen në çdo vend të botës dhe italiani tregon shembuj nga grumbullimet e larmishme në kombëtare. Në fund Edoardo Reja. Trajneri 74-vjeçar ka një eksperiencë të madhe, por është si një djalë i ri në aspektin e teknologjisë.

Shqipëria ishte për herë të parë në një Europian në vitin 2016. Presidenti Duka është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Është një vend që ka 3 milion banorë dhe 9 milionë me origjinë shqiptare janë shpërndarë në vende të tjera të botës. Shikojnë futbollin europian si një model për t’u arritur. Modelet janë Gjermania dhe Italia, vende me të cilat kanë edhe një lidhje të drejtpërdrejtë.

 

Edoardo Reja i ftuar në emisionin “Pressing”

Kemi futbollistë të shpërndarë në 73 kampionate të ndryshme të 45 vendeve. Mesatarisht, për çdo grumbullim në kombëtare, thërrasim lojtarë nga 15 kampionate të ndryshme. Kemi ftuar një lojtar që luan në Siberi, një tjetër në Kaliforni dhe, në të njëjtin grumbullim, një lojtar që luan në Skoci e një nga Kalabria.

Kemi bërë një marrëveshje: Federata u ka hapur llogari skuadrave të nivelit A në Shqipëri që ka të bëjë me platformën Hudl, të cilën e përdorim rregullisht. Brenda dy vitesh, çdo skuadër do të ketë një analist në organogramën (struktura organizative) e stafit. Po përdorim të dhëna edhe në nivelin kombëtar, numra, shifra dhe video të Hudl.

Reja? Ai është trajneri më i vjetër në botë në detyrë. Në Islandë ishte ndeshja e tij numër 1001 si trajner. Në aspektin teknologjik nuk mund të them që ngjan me Nagelsmann, është më i përparuar se ai. Është shumë i hapur ndaj inovacionit, teksa nuk e tregon moshën që ka me kalimin e kohës.

Reja ka një qasje të shkëlqyer ndaj teknologjisë, që është profesioni jonë. Ka në staf Porrinin dhe dy ndihmës shqiptarë: Bulkun dhe Salihin, të cilët nuk ka shumë kohë që janë tërhequr nga futbolli. Janë djem të zgjuar, është krijuar një grup plot energji dhe funksionon shumë mirë”, përfundon Rossi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!