Reja: Kam dilema për sulmin, Uellsi “çalon” në mbrojtje! EURO 2020? Italia favorite

schedule17:51 - 4 Qershor, 2021

schedule 17:51 - 4 Qershor, 2021

Shqipëria përballet nesër me Uellsin, prej orës 18:00. Trajneri Edoardo Reja, në prag të këtij dueli ka dalë para mediave dhe ka folur për këtë ndeshje dhe për rëndësinë që ka për kuqezinjtë.

“Është problem për të gjithë tani, pasi lojtarët janë të lodhur pas një sezoni të gjatë. Kemi punuar mirë, jemi munduar të rikuperohemi. Nuk është e lehtë të përballemi me Uellsin, janë të fortë fizikisht dhe teknikisht. Janë me eksperiencë dhe nuk është ndeshje e lehtë për ne.

Nuk e di me çfarë formacioni luajnë, pasi u përballën me Francën. Besoj se do kenë rotacion, por mbetet të shihet. Ne jemi gati për këtë ndeshje dhe do të japim maksimumin”, tha fillimisht Reja.

“Pika e tyre më e fortë është sulmi dhe mesfusha. Kanë Bale. Janë ekip fizik dhe i shpejtë. Luajnë në Angli, por janë më të përgatitur taktikisht se në të shkuarën. Në mbrojtje janë të organizuar, por aty kanë pikën më të dobët. Duhet të jemi të kujdesshëm, të kundërsulmojmë dhe t’i zëmë në befasi”.

“E kam vendosur pak a shume si do luajmë. Kam dyshime në sulm, të katërt janë në formë, Balaj, Seferi e Manaj. Nuk kam vendosur për sulmin. Në mesfushë do jetë Abrashi, Bare dhe Çekiçi që ka bërë një sezon të mirë në Turqi.

Është momenti ta provojmë, pasi na mungon edhe Memushaj. Duhet ta zëvendësojmë për të ardhmen. Në mbrojtje Gjimshiti, Kumbulla e Ismajli do të luajnë, kurse në krah kam disa alternativa. Do të luajnë të gjithë në këto dy ndeshje”.

“Janë dy skuadra të forta, si Uellsi ashtu edhe Çekia. Uellsi ngjan me Poloninë, Hungaria është ndryshe. Kanë një grup të fortë lojtarës, por për ne ka rëndësi të koalidohemi nesër. Uellsi mund të jenë një surprizë edhe në Europian, për mënyrën se si luan. Do të shohim ku do jemi pas këtyre dy ndeshjeve. Shpresojmë të në ndihmojnë për ndeshjet e shtatorit”.

“Italia është favorite për të kaluar grupin dhe Europianin. Është mes tre favoritëve, me Francën dhe Anglinë. Uellsi mund t’u hapë punë të gjithë kundërshtarëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!