Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, iu gëzua tre pikëve me Andorrën në transfertë, ndërsa Anglia i tregoi vendin kombëtares tonë në “Air Albania Stadium”. Nesër mbrëma, prej orës 20:45, Shqipëria vihet përballë San Marinos në transfertë. Italiani ka dalë sot para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për duelin e radhës, që duhet fituar me çdo kusht.
“Nuk është absolutisht e vërtetë ajo që thuhet për Kamberin. Më vjen keq që ndodh, është e turpshme. Nuk ka një çështje Kamberi. Ai ka bërë ekon dhe nuk dukej gjë, por ai ka thënë se ka dhimbje gjithë kohës. E futa në nxehje para Anglisë dhe tha që ka dhimbje dhe e lamë jashtë.
Lojtari është me ne, e keni parë edhe këtu në San Marino. Më vjen keq që krijohen situatë të pavërteta. Kam 28 lojtarët, luajmë çdo tre ditë. Kam mundësi zgjedhje, por do të luajnë ata që janë më në formë. Nëse ka lojtarë të dëmtuar nuk do të vë në siklet asnjë”.
“Atmosfera pas humbjes gjithmonë është njëlloj. Luajtëm mirë në mbrojtje ndaj një ekip si Anglia. Nuk dolëm në lojën tonë siç deshëm, për të kundërsulmuar. Nuk shfrytëzuam hapësirat. Anglia nuk gjuajti shumë në portë në 45 minuta. Ata kanë lojtarë të madhe dhe jemi të ndërgjegjshëm për shanset tona”
“Të gjithë i kanë mundësitë të luajnë. I kam parë pak në stërvitje. Do kem mundësinë t’i shoh sot lojtarët dhe nesër do të flas me doktorin dhe përgatitësin atletik, për të mësuar më shumë mbi formën. Kam 23 lojtar dhe nuk do bëj eksperimente. Nesër luan Strakosha, jo Berisha. Janë dy portierë shumë të mirë dhe duhet të zgjedh njërin. Përpiqem edhe të bëj rotacion e t’i jap një mundësi. Sa i takon shiritit, kur është Berisha e mban ai shiritin. Ndryshe është Hysaj”.
“San Marino është ekip i organizuar, nuk është rival modest. Duhet pasur kujdes, ata punojmë mirë dhe janë të organizuar në sulm. Mund të jenë të rrezikshëm edhe në sulm. Kemi shumë zgjedhje dhe do të luajnë ata që janë në formë. Moduli caktohet nga lojtarët. Duhet ekuilibër në çdo fazë të lojës, shpresoj të bëjmë diçka më shumë në sulm”.
“Kam katër lojtarë për sulmin dhe duhet të zgjedh lojtarët më në formë. Nuk flas dot me siguri kush do luajë nesër. Edhe lojtarët që futen nga stoli janë shumë të rëndësishëm, madje ndonjëherë edhe më shumë se ata që e nisin si titullarë”.
“Gjimshiti, sikurse edhe te Atalanta, luan edhe te ne. Ai luan në qendër dhe nuk ka shumë hapësira për të marrë pjesë në aksionet sulmuese. Te Atalanta luan në krah. U kam kërkuar të shkojnë përpara, por kemi pasur pak ditë në dispozicion të stërvitemi. Është ndryshe nga klubet.
Ka shumë raste kur shkojmë në zonë me 4-5 lojtarë, jo nga goditjet standarde. Ai mund të na ndihmojë edhe në fazën sulmuese. Dëgjoj të thuhet se është ekip i lehtë San Marino. Nuk ka skuadra të lehta, të përgatitura. E patë çfarë ndodhi në Andorra dhe ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë”.
“Kualifikimi? Jemi në një grup të fortë, me rivalë të vështirë. Gjithsesi kemi treguar se jemi rritur dhe duhet treguar me Poloninë, Hungarinë dhe Poloninë. Është eksperiencë e rëndësishme që mund të na tregojë se ku mund të arrijmë në të ardhmen”. /abcnews.al