Trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja, foli për RTSH pas fitores 0-2 në Bjellorusi. Numri një i stolit kuqezi, u shpreh: “E kishim thënë që në fillim se objektivi ynë është të fitojmë këtë grup. E nisëm mirë, duke fituar ndeshjen e parë. Pjesa e parë, shkoi shumë mirë për ne. Në pjesën e dytë, skuadra e uli pak ritmin, ashtu siç e kisha parashikuar.
Do të jetë e vështirë të rikuperohemi ndaj Lituanisë, na ndajnë pak ditë. Do të shoh formën e lojtarëve, pasi t’i kemi parë dhe në stërvitje. Vetëm atëherë, do të vendosim se si dhe kush do të luajë ndaj Lituanisë.
Jam shumë i kënaqur për atë që kemi bërë në pjesën e parë, shpresojmë ta ri-përsërisim këtë paraqitje. Kemi disa lojtarë që kanë dalë nga fusha në formë jo të mirë fizike. Do të presim disa ditë për të parë si do të luajmë kundër Lituanisë.
Skuadra sot pati disa ulje-ngritje. Më pëlqeu shumë Bare, që ka vrapuar pafund, ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Do të shohim kundër Lituanisë, mund të ketë edhe disa debutime” u shpreh Reja./abcnews.al