Rej Manaj, tjetër gol në Ligën e dytë të Spanjës

schedule14:48 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 14:48 - 24 Dhjetor, 2018

Rej Manaj shënoi një gol tepër të rëndësishëm për skuadrën e tij në Spanjë. Sulmuesi shqiptar po ndihmon Albaseten që të ngjitet në Ligën e parë spanjolle.

Me shumë gjasë, sezonin tjetër do të jetë në elitë.

Rej Manaj mund të luajë kundër yjeve si Lionel Mesi apo Sergio Ramos në Spanjë duke nisur nga shtatori i ardhshëm, pasi skuadra e tij është në vendet e para në kategorisë së dytë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e fitores për Albaseten ndaj Rajo Mahadahondës, në javën 19-të të kampionatit, rrjetë që vulosi rezultatin 1-0.

Falë këtij suksesi, Albasete është në vendin e dytë me 37 pikë, vetëm 1 pikë më pak sesa Granada, dhe sipas formatit, dy ekipet e para ngjiten në Primera Divizion.

“Dua që të shkojmë në fushën e Granadës dhe të dalim në vend të parë, – ishin fjalët e shqiptarit pas fitores, – bëmë një ndeshje të madhe dhe e merituam fitoren.

Manaj po arrin formën e tij maksimale në futbollin spanjoll.

Futbollisti i rikthyer në kombëtare nga trajneri Panuçi ka realizuar deri tani 5 herë në kampionat, aspak gjë e vogël duke pasur parasysh se në disa ndeshje nuk luajti fare.

Ai është kthyer në lojtar me shumë peshë, dhe falë golave të tij, Albasete po ngjitet pa u ndalur drejt kreut.

Pasi nuk arriti të shfrytëzonte shanset e tij tek Interi në Serinë A, duket se Manaj ka arritur pjekurinë e duhur si futbollist profesionist, diçka që do ta ndihmojë në karrierë, dhe do të ndihmojë edhe kombëtaren shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!