Sergio Reguilon pritet të largohet nga Tottenham pas dy viteve qëndrim në Londër.
Mbrojtësi spanjoll me ardhjen e trajnerit Antonio Conte ka humbur vendin e titullarit, pasi italiani preferon para tij dyshen Perisic e Sessegnon.
Largimi i tij nga Spurs gjatë kësaj vere duket i pashmangshëm dhe Reguilon ka tre opsione para vetës për ta vazhduar karrierën.
25-vjeçari po kërkohet në Spanjë nga Villarreal, në Itali nga Lazio dhe në Angli nga skuadra e rikthyer në elitë, Nottingham Forest.
“Spursat” janë të gatshëm ta shesin lojtarin, por mund ta lënë edhe në huazim me mundësi blerje.
Londinezët kishin shpenzuar 30 milionë euro dy vite më parë për lojtarin, derisa tani mund ta heqin për 20 milionë euro.
Vet futbollisti preferon rikthimin në Spanjë, ku do të luante te Villarreal si titullar. /f.a/abcnews.al