Maroku u mposht nga Kroacia me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës. Pas sfidës, ka folur edhe tekniku i Marokut, Regragui.
“Isha i zhgënjyer nga kjo humbje e dytë radhazi. Ne bëmë gjithçka, por fizikisht ishte shumë e vështirë. Lojtarët nuk kishin kohtë të rikuperonin energjitë e tyre. Donim t’i dhuronim përsëri gëzim popullit tonë.
Do të përpiqemi të rikthehemi akoma më të fortë pas katër vitesh. Jemi mes katër ekipeve më të forta në botë”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al