Regjistrohet rasti i parë, nënvarianti i Omicron mbërrin dhe në Maqedoninë e Veriut

schedule19:55 - 22 Janar, 2023

schedule 19:55 - 22 Janar, 2023

Instituti për Shëndetin Publik në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se vendi ka regjistruar rastin e parë të infektimit me nënvariantin e rrezikshëm të “Omicron”, i njohur si “Kraken”.

“Nga 32 mostra pozitive me SARS-CoV-2, është detektuar një rast me HVV.1.5 omicron, i njohur si “Kraken”. Pacienti nga i cili është marrë mostra më 11 Janar 2023 është nga Gjevgjelia,”- ka njoftuar ISHP.

Ky është rasti i dytë që regjistrohet kaq pranë vendit tonë ku ka gjithashtu një të infektuar. Më herët është raportuar se nënvarianti Omicron, XBB 1.5, i njohur si “Kraken” ka mbërritur dhe në Greqi. Katër raste janë zbuluar veçanërisht në sektorin verior dhe dy në atë perëndimor të Atikës. Nënvarianti filloi të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Kina thotë se 80% e popullsisë është infektuar me Covid-19, por ka kritikuar mbylljen ee kufijve nga ana e SHBA-ve dhe vendeve të tjera të BE-së që kanë vendosur testin e Covid-19 për të gjithë hyrjet nga Kina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!