Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Regjistrohen zjarre historike në SHBA, dhjetra të zhdukur në Oregon

schedule08:22 - 12 Shtator, 2020

schedule 08:22 - 12 Shtator, 2020

Dhjetëra persona janë zhdukur dhe të paktën 23 njerëz besohet se kanë vdekur si pasojë e zjarreve në SHBA. Qindra zjarrfikës po përpiqen të shuajnë dy zjarre që po kërcënojnë pjesën më të populluar të Oregonit , duke përfshirë rrethinat e Portland.

Drejtori i menaxhimit të emergjencave të shtetit, Andrew Phelps, tha se zyrtarët po përgatiten për një “ngjarje fatale” dhe se mijëra vende janë shkatërruar. Guvernatorja e Oregonit, Kate Brown, tha se më shumë se 40,000 persona janë evakuuar dhe rreth gjysmë milioni po presin të evakuohen.

 

Jo shumë larg prej Portland, zjarrfikësit ishin të shqetësuar se zjarri në Riverside pranë qytetit të evakuuar të Molalla, i cili tashmë ka djegur 125,000 hektarë në shpatin perëndimor të maleve të Kaskadës, mund të bashkohet me zjarrin vdekjeprurës në Beechie Creek.

 

Zjarri ka djegur 182,000 hektarë, shkatërroi qytetin buzë liqenit të Detroit, duke lënë të vdekur një djalë 12-vjeçar dhe gjyshen e tij, të cilët po përpiqeshin të largoheshin.

Në veri, një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar një  pjesë të vendit duke u bërë zjarri më vdekjeprurës gjatë vitit. Dhjetë persona u konfirmua se kishin vdekur dhe numri i viktimave mund të rritet pasi 16 persona raportohen të zhdukur.

Një rekord prej 3 milion hektarësh janë djegur në të gjithë Kaliforninë këtë vit. s.ba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!