Regjistrimi i popullsisë në Serbi, burrat do të pyeten për herë të parë për numrin e fëmijëve

schedule17:21 - 26 Janar, 2020

schedule 17:21 - 26 Janar, 2020

Gjenetistët në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Beograd thonë se nje ne tre burra ne Serbi kontrollon atësinë për fëmijën e tij përmes analizës së ADN-së.

Që nga viti 1948, burrat nuk janë pyetur në regjistrimin e popullsisë sesa fëmijë kanë. Por duke nisur nga regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, kjo pyetje do te jete pjese e anketimit edhe per ta.

Për më shumë se gjysmë shekulli, burrat në Serbi nuk janë pyetur fare gjatë regjistrimit nëse dhe sa fëmijë kanë.

Vetëm gratë, që nga viti 1948, i janë përgjigjur pyetjes së regjistruesve se sa trashëgimtarë i kanë lënë njerëzimit, dhe vetëm këto informacione janë marrë parasysh.

Por Byroja e Statistikave në Serbi ka njoftuar se nga regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, kjo pyetje do tu bëhet edhe burrave, shkruante të dielën e përditshmja e Beogradit, “Politika”.

Shefja e Departamentit të Regjistrimit në Zyrën e Statistikave të Serbisë Liljana Gjorgjevic, i tha gazetës se “në regjistrimin e ardhshëm, burrat do t’i përgjigjen për herë të parë në kush e di sa kohë, pyetjes se sa fëmijë kanë “. 

Ajo shpjegoi se në regjistrimin e prillit 2019, së pari i kishin pyetur burrat se sa fëmijë kishin, dhe kishin dalë në një përfundim interesant, që gjysma e grave të moshave midis 30 dhe 34 vjeç në Serbi kanë tashmë një fëmijë, ndërsa një e treta e burrave të asaj moshe nuk kanë trashëgimtarë.

Kjo është një demografi domethënëse sepse tregon se burrat e shtyjnë prindërimin për në vitet e mëvonshme të jetës, theksoi ajo. Të dhënat tregojnë se për momentin, një burrë në Serbi martohet mesatarisht në moshën 34 vjeç dhe një grua rreth të 30-tave, tha Gjorgjevic.

Regjistrimi i fundit tregoi se vetëm 45.8 përqind e qytetarëve të Beogradit të moshave nga 30 në 34 vjeç shkuan për tu regjistruar, dhe sipas regjistrimit të popullsisë, Beogradi kishte 6,026 më shumë gra sesa burra të moshave nga 30 në 39 vjeç.

Gjorgjevic tha se statisticienët tregojnë me shaka se burrat nuk përfaqësojnë një burim plotësisht të besueshëm të të dhënave për numrin e fëmijëve të vegjël dhe se gjenetistët në Institutin e Mjekësisë Ligjore thonë se çdo i treti prej tyre kontrollon supozimin e atësisë së tij përmes analizës së ADN-së.

Rezultatet e studimeve gjenetike të kryera në vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore tregojnë se nga 2 dhe 12 përqind e fëmijëve në popullsinë e këtyre vendeve mbajnë mbiemrin e gabuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!