Regjistrimet në universitetet publike

schedule19:41 - 17 Tetor, 2017

schedule 19:41 - 17 Tetor, 2017

 

Mësuesia nuk po preferohet më si profesion nga të rinjtë. Kjo duket qartë nga regjistrimet e dy raundeve të para në universitetet publike të vendit. Disa degë që nxjerrin mësues, kryesisht në matematikë, fizikë apo kimi janë mbyllur ose po shkojnë drejt mbylljes.

Vendi ynë duket se pas disa vitesh do të vuajë mungesën e mësuesve të shkencave ekzakte. Të pakët janë të rinjtë që zgjedhin të vijojnë studimet e larta në degët fizikë, matematikë apo kimi. Kjo del në pah pas përfundimit të dy raundeve të regjistrimeve në institucionet e arsimit të lartë në vend.

Disa programe studimi janë mbyllur ose rrezikojnë të mbyllen.

Në degën matematikë –fizikë Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër kishtë vënë në dispozicion të studentëve 35 kuota, por aty nuk u regjistrua asnjë.

Studimet në matematikë-informatikë do ti ndjekin 6 studentë nga 35 vende të çelura.

Për të vijuar univeristetin në fizikë dhe tekonologji informacioni u regjistruan vetëm dy persona nga 30 kuota dhe vetëm nëntë për biologji-kimi nga 40 kuota.

Këtë vit akademik dega e fizikës për vitin e parë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë nuk u hap. Nga 30 kuota të lira u regjistruan vetëm 2 persona.

Të mos hapet rrezikon edhe dega e kimisë, ku të regjistruar rezultojnë vetëm 7 studentë nga 30 kuota.

Pak më i lartë paraqitet numri i atyre që kanë zgjedhur të ndjekin matemtikën, por gjithësesi edhe këtu kuotat e mbetura bosh janë më shumë se të regjistruarit përkatesisht 24 me 13.

Matematika informatike në Universitetin e Durrësit është zgjedhur vetëm nga 6 studentë, 29 kuota të tjera kanë mbetur bosh.

Për fizike dhe teknologji informaicion tek “Aleksandër Moisiu” do të studiojnë vetëm dy të rinj nga 30 kuota, ndërsa për biologji kimi vetëm 9 të rinj nga 40 kuota të shpallura.

As në Universitetin më të kërkuar, ate të Tiranës kuotat e shpalluar në degën e fizikës nuk janë plotësuar, nga 100 të regjistruar rezultojnë vetëm 63 studentë.

Vende të lira ka edhe në degën e kimisë, ndërsa të ezauruar jane në matematikë.

Përpara kësaj panorame e përtej parashikimeve, Ministria e Arsimit çeli një raund të tretë regjistrimesh e cila do të jetë e hapur deri më 26 tetor.

https://youtu.be/g7SyriBg49s

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!