Regjistrimet në universitete nisin më 2 shtator: Këto janë degët më të pëlqyera këtë vit

schedule15:03 - 1 Shtator, 2020

schedule 15:03 - 1 Shtator, 2020

Të mërkurën më 2 shtator në universitetet publike dhe private në vend nisin regjistrimet për vitin e ri akademik.  Kandidatët  për studentë mund ta kryejnë online në sekretaritë e shkollave  në shtatë faza 48 orëshe.

Ndërkohë nga portali  u –albania mund të ndjekin procesin dhe të vendosin nëse  dëshirojnë të ndryshojnë degën.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj shpjegon se si mund të orientoheni.

Të gjithë ata maturantë që kanë ngjyrën jeshile duhet të paraqiten pranë sekretarive me dokumentacionet përkatëse dhe të bëjnë regjistrimin online. Në momentin që ata bëjnë regjistrimin do të fillojë i lëvizjes, ku maturantët në pritje që janë në ngjyrën e kuqe, do u shfaqet ngjyra e verdhë. Kjo ngjyrë është një sinjal që ju nuk jeni fitues në këtë fazë, por në fazën tjetër”, thotë ai.

Me përfundimin e raundit të parë të regjistrimit kandidatët për student do të kenë në dispozicon 48 orë nëse dëshirojnë të çregjistrohen në degën e përzgjedhur dhe të vijojnë garën për degët e lira në raundin e dytë.

Nga aplikimet e  të rinjve këtë vit duket se pandemia e koronavirusit  ka ndryshuar dhe kërkesat e të rinjve për studimet e lartë dhe i ka orientuar ata drejt tregut të punës.

“Ka një prirje për degët e inxhinierisë, shkencat ekzakte dhe teknologjisë së informacionit. Pastaj renditen degët mjekësore dhe më pas ekonomiku”, shprehet Xhelaj.

Në 560 programet e studimit në 35 institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në vend regjistrimet do të zgjasin deri me 15 shtator. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!