Regjistrimet në “Qytetin Studenti”/ Nisën online, fluks i lartë studentësh në konvikte

schedule15:28 - 4 Shtator, 2023

schedule 15:28 - 4 Shtator, 2023

Duke filluar nga e hëna e 4 shtatorit, godinat e konvikteve në qytetin studenti kanë hapur dyert për të pritur studentët.

Regjistrimet për akomodimin e studentëve bëhen online në aplikacionin “qytetistudenti.tirana.al”.

“Qyteti Studenti” ka në total 22 konvikte. 9 prej tyre janë rikonstruktuar, ndërsa 5 të tjera janë në proces.

“Kushtet jane të një standardi të lartë. Këto konvikte mund ti gjesh lehtësisht në cdo vend të europës. Kapaciteti i nje dhome është vetëm dy studentë. Në kat ka kuzhinën, sallën s studimit, ka një risi që është salla e internetit dhe ka edhe lavanderi.”

Drejtoresha e “Qytetit Studenti”, Anila Shehu thotë se godinat e rindërtuara janë më të zgjedhurat nga studentët dhe dhomat janë zënë të gjitha që në orët e para të nisjes së regjistrimeve.

“Ne cdo vit kemi qene me kapacitet plot. Regjistrimet jane hapur ne 9 dhe eshtë ora 11 nuk ka asnjë vend të lirë te konviktet e reja”

Në një godinë të re është akomoduar edhe ky student. Jetesa në konvikt është e përballueshme për financat e tij.

“Kushtet jane goxha të larta. Kam qene ne nje godine tjeter dhe eddha ketu se mësuam që është godinë e re.”

Tarifat për studentët variojnë nga 4500 deri në 5500 lekë në muaj. Në Qytetin Studenti mund të akomodohen deri në 4600  studetë, ndërsa së bashku me 7 godinat e Universitetit Bujqësor numri në total shkon në 6506 studentë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!