Regjistër unik për adresat/ Balla prezanton nismën, deputetët të shqetësuar për zgjedhjet

schedule15:00 - 9 Prill, 2024

schedule 15:00 - 9 Prill, 2024

Taulant Balla u kthye në Komisionin e Ligjeve për të prezantuar një ligj i cili mund të zgjidhë një herë e mirë problemin shqiptar me adresat.

“Cdo banesë, ndërtesë dhe njësi do të ketë kod unik të papërsëritshëm”

Ky sistem i ri do të jetë i detyrueshëm për tu përdorur nga të gjitha institucionet publike dhe private në vend.

“Kishim një regjistër në bashki, një tjetër në kadastër, e tjetër OSHEE”

Deputetë të të dyja krahëve shprehën shqetësim nëse ky ndryshim ligjor do të ndikojë zgjedhjet dhe mund të ngatërrojë qytetarët për të gjetur qendrën e votimit.

Felaj: Ndikon listën e zgjedhësve?

Balla: Jo, janë gjëra të ndryshme

Bylykbashi: Duket si ligj teknik, por mund të ketë kosto të madhe politike. Duam kohë që ekspertët ta shohin dhe të japin komentet e duhura

Komisioni e shtyu miratimin e nismës, duke marrë kohë për një vlerësim më të kujdesshëm dhe për të hequr dyshimet se ky sistem i ri adresash mund të ndikojë tek zgjedhjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!