Regjistër publik të përdhunuesve, Mehdi Malkaj bën thirrje: Emanciponi burrat

schedule09:54 - 21 Tetor, 2020

schedule 09:54 - 21 Tetor, 2020

Krijimi i një regjistri publik për të gjithë individët që kanë ushtruar vepra penale të ngacmimit seksual dhe përdhunimit në Shqipëri, është nisma më e re e ndërrmarë në Shqipëri.

Për këtë duhen plot 20 mijë firma dhe prej disa muajsh gra e vajza të ndryshme kanë nisur apelimin për firmat, siç ka ndodhur ditën e sotme në ‘ABC e Mëngjesit’ me gazetaret Aulona Musta dhe Iris Luarasi.

LEXO EDHE: “Abuzuesi mund të jetë daja ose xhaja”, Musta dhe Luarasi apel për rregjistrin publik të pedofilëve

Sakaq, një nga personat që ka firmosur këtë peticion ka qenë aktori Mehdi Malkaj, i cili ka thënë për Abc Neës se burrat duhet të emancipohen.

Sipas aktorit një regjistër publik mund të bënte të ndjeshëm shtetin.

“Unë nuk arrij ta kuptojë se si burrat katandisen kaq mirë sa masakrojnë vajzat e gratë e më the e të thashë. Është turpi i madh, tërë kohën është thënë, edhe në periudhën e diktaturës është folur shumë për emancipimin e grave. Shkurt dhe qartë duhet të emancipojnë burrat.  Nuk di, po ndoshta një regjistër publik bën të ndjeshëm shtetin”, u shpreh Mehdi Malkaj. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!