Ndërsa të gjithë presin sezonin e dytë të serialit që bëri namin në të gjithë botën, Squid Game, regjisori ka zbuluar se po punon për një tjetër projekt. Hwang Dong-hyuk ka konfirmuar se punon për një projekt akoma më të “tmerrshëm” sesa Squid Game.
Regjisori koreano-jugor do të sjellë një film me titull “Killing Old People Club” ose “KO Club”, bazuar në një roman të shkruar nga Umberto Eco, sipas Variety. Ai ka shkruar deri më tani 25 faqe të projektit të ri dhe thotë se do të jetë një vepër më ‘e dhunshme’.
Ndërkohë, Dong-hyuk po punon gjithashtu dhe për sezonin e dytë të Squid Game.”Do të ketë më shumë lojëra të shkëlqyera, kjo është gjithçka që mund të them. Jam ende duke menduar dhe duke mbledhur idetë për sezonin e dytë. Nuk kam filluar ende me shkrimin.” /abcnews.al