Pak më shumë se 24 orë i ndan nga debutimi, në këtë Kampionat Evropian. “Të Kaltërit” e Italisë vijnë në Gjermani, si kampionët në fuqi të “konitentit të vjetër” dhe ndaj “Legjionarëve” tanë e më pas Spanjës e Kroacisë do të tentojnë të ruajnë “kurorën” e tyre, pavarësisht se misioni duket të jetë jashtëzakonisht i vështirë.
Tekniku Luciano Spalletti ka kërkuar përqëndrim maksimal për djemtë e tij, gjatë garimit të tyre në Evropianin e Gjermanisë dhe për të siguruar përqëndrimin makimal nga e gjithë skuadra ka vendosur pesë rregulla “të artë”, që duhen respektuar me çdo kusht nga lojtarët, duket filluar që nga ardhja në orar e deri te përdorimi me orar të reduktuar të pajisjve elektronike.
Kështu, askush nuk duhet të vonohet në mbledhjet e përbashkëta. Futbollistëve nuk do u lejohet përdorimi i celularëve gjatë vakteve të drekës dhe darkës, por jo vetëm, pasi nuk lejohet as përdorimi i kufjeve, sikurse janë të ndaluara për lojtarët edhe shakatë e tepruara me njëri-tjetrin dhe në fund, në dhomat personale nuk do të ketë asnjë Play Station, përveçse gjatë orarit kur zgjedhin të luajnë së bashku. /i.m /abcnews.al