Regjim ushtarak për të gjithë, De Laurentiis “dënon” ekipin!

schedule14:11 - 4 Nëntor, 2019

schedule 14:11 - 4 Nëntor, 2019

Rezultatet zhgënjyese të Napolit në ndeshjet e fundit e kanë detyruar kreun e klubit, Aurelio De Laurentiis, ta grumbullojë ekipin në qendrën stërvitore për dy ndeshjet e radhës. Napoli do të luajë në mesjavë në Champions kundër Red Bull Salzburg dhe në fundjavë kundër Genoa-s në Seria A.

Napoletanët nuk e njohin fitoren në tre ndeshjet e fundit, çka solli dhe rënien në vendin e 7 në renditje me 18 pikë. Presidenti, De Laurentiis ka vendosur ta ndëshkojë ekipin duke kërkuar përqendrim maksimal për ndeshjet e radhës.

Lojtarët do të qëndrojnë në ‘Castel Volturno’ deri të dielën, pra stafi dhe ekipi do ta kalojnë gjithë javën në kampin stërvitor. Përpos rezultateve negative, Napoli mund të sigurojë vendin për fazën tjetër në Champions nëse mund Salzburg-un ditën e nesërme. /abcnews.al