Refuzuan operacionin prej frikës se fëmija merrte gjak nga një person i vaksinuar kundër Covid-19, gjykata iu heq kujdestarinë prindërve

schedule11:34 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 11:34 - 7 Dhjetor, 2022

Një gjykatë në Zelandën e Re i hoqi përkohësisht kujdestarinë një çifti pasi refuzuan që foshnja e tyre t’i nënshtrohej një operacioni urgjent. Ai kishin frikë se personi që do të dhuronte gjakun kishte bërë vaksinën kundër Covid-19. Foshnja vuan nga një ngushtim i valvulës pulmonare dhe kërkonte ndërhyrje urgjente.

Operacioni u shty sepse prindërit e tij kërkuan që gjaku që do t’i transfuzohej atij të vinte nga njerëz që nuk e kishin marrë vaksinën kundër Covid-19. Tani foshnja është nën kujdesin mjekësor të gjykatës deri në përfundimin e operacionit dhe shërimin e tij, më së voni deri në fund të janarit.

Prindërit do të jenë kujdestarët e foshnjës por nuk do të jenë në gjendje të marrin vendime mjekësore për të. Ata do të ” informohen për natyrën e trajtimit që konsiderohet i përshtatshëm për foshnjen dhe përparimin e gjendjes së tij”, sipas urdhrit të gjykatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!