Fernando Llorente la Tottenham verën e kaluar dhe u rikthye në Itali. Kësaj radhe jo më me Juventusin por me ekipin e Napolit. Sulmuesi spanjoll u kërkua nga Carlo Ancelotti dhe firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2021.
34-vjeçari ka shënuar tre gola mes kampionatit dhe Champions League. Centimetrat dhe eksperienca e tij janë të rëndësishme për ekipin italian. Në një prononcim për ESPN, Llorente zbulon ofertën interesante nga Argjentina dhe shpjegon se pse refuzoi e zgjodhi Napolin për të vijuar karrierën.
NDESHJA – “Sulmuam shumë mirë në pjesën e parë, nuk është aspak e thjeshtë të fitosh në ‘Anfield’. Në fund ia dolëm të siguronim një barazim pozitiv. Ia dolëm të shënonim në pjesën e parë, mëkat që nuk mbyllëm ndeshjen me golin e dytë. Në fund ishim pak të lodhur dhe kjo ndikoi”.
MERKATO – “Boca Juniors më kërkoi në verë, por dëshiroja të vazhdoja të luaja në Europë dhe Champions League. Ky është shkaku pse nuk pranova ofertën e klubit argjentinas dhe pse zgjodha Napolin”. /abcnews.al