Partizani ka vendosur ndarjen e sektorëve për tifozët në derbin me Tiranën, ndërkohë që problemi është se Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e rendit. Klubi i Tiranës, së fundmi ka dalë me një reagim ku sqaron situatën para derbit dhe kërkesën e tyre për një ndarje ndryshe të sektorëve në “Air Albania Stadium”.
“Klubi i Partizanit si organizator i ndeshjes ka përcaktuar ndarjen e sektorëve te stadiumit “Air Albania” si dhe çmimet e biletave. KF Tirana ka kërkuar zyrtarisht që ndarja të bëhet ndryshe, duke kërkuar tribunën “Fatmir Frashëri” për tifozët bardheblu, tribunë e cila përkon me krahun nga qyteti.
Për shkaqe sigurie të njëjtën kërkesë ka bërë dhe Policia e Tiranës që pas refuzimit të Partizanit, nuk merr përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes. Më poshtë gjeni skemën e stadiumit dhe çmimet përkatëse për sektorët. Biletat i gjeni tek biletaria pranë stadiumit “Selman Stermasi” prej ditës së sotme.
TRIBUNAT BARDHEBLU: Tribunat S/V – 500 L, Tribuna W 106/107 – 3.000 L, Tribunat W 105 – 4.000 L