Refuzoi kimioterapinë për shkak të shtatzënisë, vdes 8 muaj pas lindjes së fëmijës

schedule15:02 - 18 Prill, 2024

schedule 15:02 - 18 Prill, 2024

Një 33 vjeçare ka vdekur pasi refuzoi kimioterapinë në mënyrë që të mund të lindte fëmijën e saj. Azzurra Carnelos, 33, nga Italia, shkoi të bënte kontroll pas një ëndrre që kishte parë.

“Ajo kishte parë në ëndërr gjyshen e saj, e cila kishte vdekur në të njëjtën mënyrë. E cila i kërkoi të kontrollohej”, tha nëna e saj Antonella.

Shkurtin e kaluar ajo zbuloi se ishte shtatzënë. Në korrik, mori vesh se ishte me kancer në gji. Mjekët e këshilluan që të fillonte kimioterapinë, por 33-vjeçarja vendosi të vononte trajtimin për të lindur foshnjën.

Carnellos më pas vazhdoi trajtimin e saj gjatë verës, por ishte tepër vonë. Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Oderzo të shtunën, më 13 prill.

“Azzurra ishte e fortë, e ëmbël dhe e sjellshme deri në fund”, tha familja e saj për mediat lokale. “Ajo ishte një nënë dhe një grua e shkëlqyer”, tha bashkëshorti i saj Francesco, sipas Mirror.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!