Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Refuzohet kërkesa, Verstappen mbetet kampion bote për vitin 2021

schedule20:21 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 20:21 - 12 Dhjetor, 2021

Piloti i Red Bull, Max Verstappen zyrtarisht është kampion bote për vitin 2021.

Holandezi arriti të fitojë garën ndaj Lewis Hamilton në Abu Dhabi duke e tejkaluar në xhiron e fundit dhe pastaj e mori edhe titullin kampion, shkruan lajmi.net.

Por, pastaj, Mercedes paraqiti ankesë në FIA, me synimet se Hamiltonit i takon titulli dhe që Verstappen ka bërë disa gabime.

Mirëpo, protesta e parë që kishte të bënte në lidhje me parakalimin pas makinës së sigurisë, u anulua menjëherë nga FIA, që i dhanë të drejtë holandezit.

Ndërsa, pastaj edhe ankesa e dytë nuk u pranua gjithashtu, kështu që Verstappen mbeti kampion për vitin 2021, kurse Hamilton vazhdon t’i numërojë shtatë tituj të kampionit të botës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!