Refuzohet kërkesa, prokurori i “Shpirtit” mbetet i kyçur në shtëpi

schedule12:00 - 18 Korrik, 2021

schedule 12:00 - 18 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka refuzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota për zëvendësim të masës së sigurisë me pretendimin e problemeve shëndetësore. Prokurori do të vijojë që të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve.

Sota akuzohet për shpërdorim detyre. Ai akuzua pak ditë më parë kur u finalizua operacioni “Shpirti” me 28 urdhër arreste, por jo të gjithë trafikantët e drogës përfunduan pas hekurave. Në kërkim vijojnë që të jenë dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!