Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Refuzimi i vizave, përplasje diplomatike mes Rusisë dhe SHBA

schedule12:37 - 25 Shtator, 2019

schedule 12:37 - 25 Shtator, 2019

Moska protestoi ashpër dhe kërkoi reagimin e menjëhershëm të Kombeve të Bashkuara pasi 10 përfaqësuesve të delegacionit rus në Kombet e Bashkuara iu refuzua viza amerikane.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e cila po zhvillon punimet në Nju Jork, u bë shkak dhe për një përplasje diplomatike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja ishte mohimi i vizave për 10 përfaqësues së delegacionit rus. Moska protestoi ashpër dhe kërkoi një reagim të menjëhershëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Presidentit rus Putin, Dimitri Peskov e cilësoi si një shkelje të detyrimeve ndërkombëtare. Ai  u shpreh se nuk bëhej fjalë për një takim dypalësh, por për një mision në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, rregullat e të cilës janë shkelur. Kjo kërkon një reagim të fortë nga pala ruse dhe nga vetë Kombet e Bashkuara.

Një nga pasardhësit i Tolstoi, anëtar i dhomës civile ruse u shpreh se amerikanët i konsiderojnë institucionet ndërkombëtare si oborrin e shtëpisë së tyre. Kjo duke mos kuptuar ndryshimin mes statusit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara dhe territorit amerikan, shtoi ai.

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani. Zv/ambasadori i Uashingtonit është thërritur në një takim urgjent në Kremlin, ndërsa ministri i Jashtëm rus Lavrov deklaroi se do të diskutojë për këtë çështje me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!