Reformimi i policisë, pse e sulmon PD? Hajdarmataj: Çfarë e shqetëson para zgjedhjeve. Softa: Ka shumë helm mbi policinë

schedule21:03 - 12 Nëntor, 2024

schedule 21:03 - 12 Nëntor, 2024

Ish oficeri i lartë i policisë, Arben Hajdarmataj thotë se nuk ka emra apo fakte konkrete për drejtues apo efektivë të policisë, që sipas Partisë Demokratike, do të ndihmojnë qeverinë në procesin zgjedhor.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hajdarmataj u shpreh se policia nuk merr pjesë drejtpërdrejt gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Ndërsa ekperti i sigurisë, Fatjon Softa deklaroi se hidhet shumë helm mbi policinë.

Arben Hajdarmataj: Realisht më shumë është sa i përket që ta ndihmojnë qeverinë gjatë procesit zgjedhor. Është e vërtetë që policia nuk merr pjesë drejtpërdrejt gjatë dhe pas procesit zgjedhor, por dosjet e famshme që dolën për përgjime, tregon se shefi i komisariatit të një policie, ka mundësi të organizojë njerëz, ka mundësi të japë para për të blerë  vota. Sa i përket asaj që zoti Noka ka emra konkret, nuk di të them. Po të kisha, do ta thoja. Nëse policia, ka informacion dhe nuk e kanalizon këtë informacon, për të parandaluar një krim zgjedhor, mbështet një subjekt politik. Ndoshta, mund të ketë informacion që edhe ne nuk e kemi, por është edhe pjesa politike. Vota që hyn në kutinë e votimit, nuk tjetërsohet. Opozita shqetësohet, mendon që një drejtues i një qarku, nëse merr urdhra nga një grup kriminal dhe nuk ndjek informacionin se po blejnë vota, këtu është ideja.

Fatjon Softa: Ka shumë helm mbi policinë. Policia është organizata më e madhe në vend dhe pjesa më e madhe e tyre janë opozitarë. Kanë probleme. Nëse themi që policia përdoret për vota, nuk e kemi zgjedhur për 33 vite këtë problem. Ne duhet të gjejmë sistem të besueshëm, që t’i pranojmë votimet. Vota e qytetarëve të mos cënohet. Nëse do jemi nesër drejtues, do shkosh te kjo organizatë të punosh, por nuk mund ta shash, do jesh brenda saj. Ajo që shqetëson opozitën, e shqetëson fakti që drejtues apo persona, mund të ndikojnë apo jo. Nuk mund ta themi që policia është e pastër. Është po jo administratë apo polici që do të shërbejë dhe nesër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!