Me veshje ushtarake dhe me mitralozë në krahë, manifestuan me mijëra persona në Virginia, për të protestuar kundër reformës së ligjit për armët, që synon të vështirësojë blerjen e armëve nga qytetarët.
Në protestën e cila u zhvillua pa incidente, morën pjesë grupe ekstremiste që vinin dhe nga shtete të tjera.
Sipas tyre mbajtja e një arme ka të bëjë me të drejtën që u ka dhënë Zoti për t’u vetëmbrojtur.
Iniciativës në Virginia nuk i mungoi as mbështetja e presidentit amerikan Donald Trump i cili përfitoi nga rasti për të kritikuar demokratët të cilët e mbështesin këtë reformë.
Kjo e fundit parashikon ndalimin e blerjes të më shumë se një pistolete në muaj, i lejon administratës vendore që të ndalojë armët në parqe dhe ndërtesa publike si dhe vendos kontrolle të detyruara për blerjen e armëve të zjarrit.
Masat e reja u propozuan pas të shtënave me armë në maj të vitit të kaluar në plazhin e Virginia ku një nënpunës shteti vrau 12 persona në një zyrë publike.
Të enjten e kaluar ne bregun lindor të vendit u arrestuan tre anëtarë të një grupi neonazist i njohur si “Baza” të cilët kishin planifikuar të ishin pjesë e manifestimit./abcnews.al