Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar draftin për ndryshime të projektligjeve në Kodin Zgjedhor. Hajdari ka propozuar ndryshim të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019 dt.29.12.2008”, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi deputetja thekson se projektligji synon ndryshime në Kodin Zgjedhor, për të bërë verifikimin e figurave publike duke synuar sipas saj transparencë, besueshmëri në zgjedhjet e përgjithshme.