Reforma zgjedhore produkt i marrëveshjes Rama-Basha? Si përgjigjet Luan Rama

schedule20:37 - 10 Janar, 2020

schedule 20:37 - 10 Janar, 2020

Për Luan Ramën, zv.kryetar i LSI, listat e hapura në sistemin e ri zgjedhor do ishin komode, por kjo nuk zgjidh problemin.

I ftuar në studion e Abc News me Mirela Milorin, Rama tha se personazhet e lidhur me krimin mund të bëhen sërish pjesë e politikës edhe me lista të hapura dhe se kjo është në vullnetin e kryetarëve të partive.

Ata janë aty për shkak të flirti dhe bashkëjetës së partive që i kanë –përsfirë në  këto lista. Nuk erdhën mezor, i vuri kryetarët. Edhe në listat e hapura prap kryetari do i vendosë. Mua më pëlqen sistemi me lista të hapura. Edhe listat e hapura nuk e tejkalojnë rolin ndikues të kryetarëve të partive. Nuk zgjidhet problemi duke ua hequr kryetarëve të drejtën për të bërë lista të mbyllura për të bërë lista të hapura.

Problemi kryesor që duhet të zgjidhe klasa politike është shkëputja nga interesat e pushtetit për ti dhënë vendin një reforme zgjedhre. Ps u realizuar kjo, cdo gjë do jetë e dështuar”, tha Rama.

I pyetur nëse reforma zgjedhore do të jetë produkt i një marrëveshje Rama-Basha, zv.kryetari i LSI tha se duhet të jetë një kontribut i një angazhimi politik.

E kompromentojnë procesin ta që shohin këtë si pjesë e marrëveshjes. Reforma zgjedhore është detyrim shtetëror dhe duhet tëjetë produkt i një angazhimi në mënyrëqë të shkojmë te një reformë që të ketë efekt. Opozita është e angazhuar dhe po punon me seriozitet për të kuntribuar në kuadër të reformës dhe për të bërë edhe ajo detyrën e vet. Ne nuk kemi asnjë paragjykim, jemi të hapur”, u shpreh Rama.

I pyetur më tej nëse do të jetë ky vit me protesta të opozitës, Rama deklaroi se opozita duhet të kthejë në plan veprimi kushtet e Bundestagut.

Opozita duhet të kthejë në një plan veprimi të vetin kushtet që ka vënë Bundestagu”, tha ai./abcnews.al