As Venecia nuk e zgjidh hallin e opozitës për zgjedhjet. Në tryezën e përbashkët, anëtari i Komisionit të Venecias, Oliver Kask rrëzoi kushtin e Berishes për të marrë pjesë në Komisionin e Zgjedhores. Ai tha se edhe në futboll është bukur kur ndryshohen rregullat, por jo kaq shumë herë sa zgjedhjet në Shqipëri.
“Nuk ka nevoje te ndryshohen rregullat qe jane ne perputhje me standartet nderkombetare. Sigurisht ska legjiclacion Zgjedhor ideal kërkund. Aplikimi i legjislacionit dhe rishikimi nuk eshte se con ne zbatim me te mire. Zbatimi me i mire mund te arrihet nga trajtimi i barabarte i atyre qe e kontestojne dhr atyre qe merren gjithashtu me organizmat administrative te komisioneve.”
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i PS tha gjithashtu se nuk është mirë që Shqipëria të jetë klient i preferuar i Venecias.
“Dje u tha se Shqipëria është klient i preferuar i Venecias. Unë këtë deklaratë e shoh me doza ironike. Së shpejti ne do të fillojmë sërish Reformën Zgjedhore, dhe kësaj radhe do të jenë pjesë edhe partitë e vogla”
Por partneri i tij i vjetër demokrat, me të cilin kanë ndryshuar disa herë së bashku sistemin insistoi që ta bënin sërish.
“Sistemi eshte problem. Ky sistem duhet te iki. Në 11 maj 2025 kishim zgjedhjet parlamentare ne vend qe te ishin pike kthese e forte cuan ne dtejtim tjeter.”
Ndërsa Bylykbashi citonte raportin paraprak të OSBE-ODIHR, zv.drejtori i Departamentit të Zgjedhjeve, Ulvi Akhundli indirekt ia dha rekomandimin e parë. Të mos nxitohet. Per dy dite, vjen raporti perfundimtar. Dhe ndoshta nuk I perfshin citimet e tij.
“Të enjten, autoritetet do të marrin, si praktikë e zakonshme, kopjen paraprake të raportit të OSBE. Ky raport do të nisë zyrtarisht procesin e angazhimit me partnerët tanë dhe me aktorët zgjedhorë në Shqipëri. Ky është një moment për ne të rifillojmë bashkëpunimin me palët për të mbështetur fazën e ardhshme të reformës.”/abcnews.al

