Reforma Zgjedhore, Meta: Të gjithë të reflektojnë urgjentisht, mos kthehet 25 prilli në referendum!

schedule14:05 - 19 Tetor, 2020

schedule 14:05 - 19 Tetor, 2020

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se vendosja e gjobës i bën me precedentë penalë qytetarët që s’kanë mundësi t’i mbajnë.

Sipas kreut të shtetit, qeveria duhet të reflektojë menjëherë.

“Për këtë kërkohet ekspertizë, bashkëpunim, koherencë, jo rregulla arbitrare që ndryshojnë në mënyrë kontradiktore. Ndëshkime të paligjshme, të paqarta. Duhen rregulla që sensibilizojnë, jo t’i trembin.”

Duke u kthyer nga Reforma Zgjedhore, Meta u shpreh se të gjithë duhet të reflektojnë urgjentisht, ndryshe, 25 prilli mund të kthehet në referendum.

“Të gjithë të reflektojnë urgjentisht. Të mos e kthejnë 25 prillin, në referendum. Më i madhi që nga koha e Skënderbeut. Do ketë kundër gjithë popullin shqiptar.”

I pyetur nga gazetarja e Abc News, Erneta Shevroja lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama i cili është shprehur se nuk ka reflektim sa i përket Kodit Zgjedhor, Meta tha se ai do bëjë gjithçka që të respektohet 5 qershori.

“..do bëj çdo gjë që të respektohet 5 Qershori. Nëse duan ta çojnë vendin në referendum, presidenti është me gjithë popullin shqiptar. Do t’i qëndrojmë amanetit që na ka lënë Skënderbeu. Ka plane pa fund për të garantuar që Shqipëria të mos bjerë në humnerë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!